Kryevepra e Anis Mehmetit/ Lojtari ofensiv shkëlqen dy gola në futbollin anglez, “ylli kuqezi” ishte më i miri te Bristol në Championship

schedule15:16 - 1 Dhjetor, 2024

schedule 15:16 - 1 Dhjetor, 2024

Me kombëtaren shqiptare ka luajtur fare pak.

Anis Mehmeti fanelën kuqezi e veshi vetëm 58 minuta në tri ndeshje eliminatore të Euro 2024, dhe në Angli gjithashtu dyshimet ishin gjithmonë të shumta për të.

Sidoqoftë, duket se ky 23-vjeçar me këmbë të lindura për futbollin po krijon më në fund historinë e tij.

Djaloshi shqiptar I lindur në Londër ishte në një planet tjetër në fitoren 4-0 që Bristol Siti arriti ndaj Plimuthit në Championship, pra në kategorinë e dytë angleze.

Ai shënoi dy gola, ndërsa fillimisht shërbeu asist në mënyrë të pavullnetshme, për një përballje që u zgjidh vetëm në pjesën e dytë.

Agjencia e statistikave “sofaskor” I dha notën e jashtëzakonshme 9.8, vetëm dy të dhjetat poshtë 10-ës absolute.

Një shpërblim I merituar për një lojtar që ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 1 asist në 17 ndeshje në një kampionat tepër të fortë, që ndiqet mesatarisht nga mbi 21 600 tifozë për ndeshje, thuajse aq sa Liga e Parë e Francës, dhe vetëm pak më poshtë se La Liga e Spanjës.

Sidoqoftë, Mehmeti nuk kishte bindur plotësisht në këtë skenë të mdhe.

Siç shkruajnë mediat sportive në Angli, talenti 23-vjeçar shqiptar është lojtari që krijon më shumë dyzime tek tifozët.

Tepër I talentuar, elegant, me përdorim topi të shkëlqyer, me gjuajtje të bukur, por edhe me gabime në krosime dhe me shumë ulje-ngritje.

Sidoqoftë, vlerësimi përfundimtar është se këtë sezon po shihet një tjetër Anis Mehmeti, që ka 6 gola në 17 ndeshje, ndërsa vjet pati 4 në 38.

Jo më kot, katër rrjeta I ka në pesë sfidat e fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!