Plani i ekstremit të djathtë në Gjermani: Largimi nga BE, anulimi i euros dhe sanksionimi i Rusisë

schedule18:05 - 30 Nëntor, 2024

schedule 18:05 - 30 Nëntor, 2024

“Alternative fur Deutschland” (AfD), parti e ekstremit të djathtë në Gjermani, ka publikuar programin e saj parazgjedhor dhe idetë që përmban mund të përshkruhen si jashtëzakonisht radikale.

Në planet për zgjedhjet e parakohshme të muajit shkurt, “Alternativa për Gjermaninë” njoftoi se, nëse vjen në pushtet, do të kërkojë që Gjermania të tërhiqet nga Bashkimi Evropian.

AfD thotë se BE-ja “dëshiron të krijojë një supershtet ekonomik”, dhe në këtë drejtim ata duan gjithashtu që shteti gjerman të heqë euron si monedhë të saj, shkruan yahoonews.

Përveç kësaj, AfD njoftoi se do të kërkojë heqjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, si dhe financimin për riparimin e Nord Stream, tubacioni i gazit që lidh Rusinë dhe Gjermaninë.

Ide të tjera përfshijnë kufizimet për abortin dhe largimin nga Marrëveshja e Parisit për të luftuar ndryshimet klimatike. Megjithatë, është e vështirë të pritet që AfD të vijë në pushtet. Ata janë aktualisht në vendin e dytë në sondazhet parazgjedhore me 19 për qind mbështetje, por të gjitha partitë, përfshirë CDU-në kryesore (32 për qind), kanë përjashtuar mundësinë e një koalicioni me ta. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!