Abissnet Superiore/ Vllaznia “bie” në Ballsh, Bylis mund 1 gol “Kuqeblutë” e Shkodrës

schedule18:02 - 29 Nëntor, 2024

schedule 18:02 - 29 Nëntor, 2024

Kishin afro dy muaj që nuk përjetonin humbje, ama transferta e javës së 15-të të Abissnet Superiore ka rezultuar “fatale”.

“Kuqeblutë” e Vllaznisë nuk kanë mundur të mbajnë më gjetë ecurinë e rezultateve pozitive, në elitën e futbollit shqiptar, me djemtë e teknikut Thomas Brdaric, që u mundën minimalisht, 1-0 në transfertën ballshiotë, në stadiumin “Adush Muça”, nga Bylisi.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 10’-të, falë një goditjeje të saktë të nigerianit Malomo Ayodeji, ku pavarësisht tentativave të miqve shkodranë rezultati nuk ndryshoi.

Pavarësisht humbjes, Vllaznia mbetet sërish në vendin e dytë të tabelës, me 25 pikë, 2 më pak se Partizani kryesues dhe 2 më shumë se Egnatia e një vendi më poshtë, ndërsa Bylisi ngjitet në vendin e 9-të me 13 pikë, 1 më shumë se Laçi i vendit të fundit dhe po aq sa pikë sa Skënderbeu i vendit të 8-të. /i.m /abcnews.al