Një vatër me murtajën afrikanë është identifikuar në Malin e Rrencit në Lezhë. Mësohet se sëmundja është shfaqur fillimisht tek derrat dhe sipas informacioneve të paktën 10 krerë kanë ngordhur. Pesë prej të cilëve kanë qenë brenda një ferme ndërsa pesë të tjerë përgjatë masivit pyjor në zonë.
Pas identifikimit të rasteve, shërbimi i veterinarisë në Lezhë është vënë në lëvizje dhe nga analizat ka rezultuar se kanë ngordhur nga murtaja afrikane.
Për këtë arsye zona është vendosur në karantinë, ndërsa vijojnë verifikime në të gjithë zonën.
/abcnews.al/