Në Ditën e Pavarësisë, Vlora është veshur kuq e zi. Në 28 nëntor në Vlorë u mbajt edhe ceremonia solemne, ku të pranishëm kryeministri Rama, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, si edhe Presidenti Bajram Begaj. Gjithashtu të pranishëm në Vlorë ishin edhe qytetarë të shumtë, të veshur kuq e zi, dhe me flamurin kombëtar.
Një mesazh i veçantë është dhënë edhe nga Nedim Kemal Vlora, stërnip i Ismail Qemalit. I pranishëm në këtë ditë të rëndësishme që bën bashkë të gjithë shqiptarët, ai uroi Pavarësinë, duke theksuar se është më rëndësi që Shqipëria dhe shqiptarët të shohin drejt të ardhmes.
“112 vite por është si të jetë viti i parë, të paktën për mua, sepse emocioni teksa shoh të ngrihet flamuri është gjithnjë i njëjtë. Mbase, e njëjta që ka provuar gjyshi në vitin e largët 1912. Do të doja të bëja një urim për vendin. E shkuara është e shkuar tashmë të shohim drejt të ardhmes. Uroj që Shqipëria të mund të ketë një të ardhme të ndritur, gjithmonë e më të mirë, rroftë Shqipëria dhe shqiptarët, u shpreh ai.
/abcnews.al/