Festa e 28 nëntorit/ “Parada Shqiptare” në Tiranë, plan masash për devijimin e qarkullimit të mjeteve

schedule09:43 - 28 Nëntor, 2024

schedule 09:43 - 28 Nëntor, 2024

Më 28 nëntor do të organizohet “Parada e Shqiptarëve” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ky është viti i dytë radhazi që organizohet.

Shqiptarët nga e gjithë bota do të bëhen bashkë në Tiranë Me rastin e këtij aktiviteti, është hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve, nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me policinë.

Organizimi i planit të lëvizjes se automjeteve, mbarëvajtjes dhe organizimit të aktivitetit kulturor “Parada Shqiptare” në hapësirë publike:

Në mbështetje të nenit 8, pika 2, nenit 9, pika 1, nen pika 1.1, shkronja “b”, nenit 25, pika 2 dhe nenit 64 shkronja “a”‘ te ligjit nr. 139/2015, “Pür vetëqeverisjen vendore”, te ndryshuar, nenit 3, pika 30, nenit 5, pika 3, nenit 7 dhe nenit 37 te ligjit nr. 8378, date 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërise”, të ndryshuar, vendimit nr.153, date 07.04.2000 të Këshillit te Ministrave “Për miratimin e rregullores se zbatimit te Kodit Rrugor te Republikës se Shqipërisë”, të ndryshuar, të lejes nr. K-18628/1 prot., date 18.11.2024 të Drejtorisë se Përgjithshme Juridike, të Aseteve dhe Licencimit “Për zhvillim te aktivitetit festiv dhe kulturor “Parada Shqiptare” “, ne hapësire publike”, si dhe në vijim te _ prot., date _2024 të Drejtorisë së Përgjithshme te Investimeve tê Punëve Publike, me objek Mbi organizimin e planit t ẽ lëvizjës së automjeteve, të mbarëvajtjes dhe organizimit te aktivitetit kulturor, “Parada Shqiptare”, ne hapësire publike”, në bashkëpunim me Bashkinë Tirane,

URDHEROJ:

  1. Ndalimin e qarkullimit te automjeteve, ne kuadër të mbarëvajtjes se aktivitetit kulturor “Parada Shqiptare”, ne hapësire publike, te organizuar nga shoqëria “Kuadr.com” shpk në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, nga data 26.11.2024, ora 00:00 deri në datën 29.11.2024, ora 15:00, në sheshin “Nënë Tereza”, sheshin “Italia” dhe sheshi “Skënderbej”.
  1. Qarkullimi i automjeteve. do te vazhdoje ne rrugët “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri”, “Dervish Hima”, rruga “Papa Gjon Pali II” si dhe rruga “Lek Dukagjini”.
  1. Itinerari i lëvizjes se mjeteve, linjave urbane do te devijohet si me poshtë: – Linja Nr. 13 “Tirana e Re”, sensi antiorar, do të stacionohet ne krah të Hotel “Rogner”.
  1. Ndalimin e qarkullimit te automjeteve ne datën 28.11.2024, nga ora 09:00 deri ne orën 14:00, për mbarëvajtjen e aktivitetit kulturor “Parada Shqiptare”, ne hapësire publike, te organizuar, ne sheshin “Italia” në gjithë sheshin “Nëne Tereza”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” he sheshin “Skënderbej”.
  1. Qarkullimi i automjeteve, do te vazhdoje ne rrugët si me posht: – Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, ne Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”, rruga “Abdyl Frashëri” si dhe rruga “Ismail Qemali”.
  1. Itinerari i lëvizjes se mjeteve të linjës urbane do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët’ e Kombit dhe sheshit “‘Nënë Tereza”, sikurse ne te gjitha segmentet rrugore qe kryqezohen me itinerarin e sipercituar, si me poshte:-Linja Nr. 1/A “Selite – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 –

Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon te sheshi “Willson” për të vazhduar ne kthim në rrugët “Sami Frashëri”-“Myslym Shyri”-“Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta”, kurse pjesa tjetër e itenerarit të kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësise. Shechi “Skenderbej” N a 2 Kodi nostar 1001 Tirane Shaineri Tel +355 4 228655 www tirana al

– Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”

– Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht – Qendëer” devijon te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim

Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe tek Kafe “Flora”- rruga “Mine Peza” – rruga e “Durrësit”

– Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia” – “Zogu I” –

rruga “Fortuzi” – rruga e Durrwesit.

– Linja Nr. 5/B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – bulevardi “Zogu I” – rruga

“Fortuzi” – rruga e Durrësit.

– Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në kryqëzimin e Elbasanit- “Ismail Qemali” – Bulevardi “Bajram Curri” -rruga “e Elbasanit”

– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti” – rruga “Jordan Misja” devijon ne kryqëzimin e rrugës se “Elbasanit”- rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali Il” – bulevardi “Bajram Curri”-rruga e Elbasanit dhe pjesa tjetër e itinerarit bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.

– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së Elbasanit dhe pjesa tjetër te rruga e “Kavajës” ne kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë).

– Linja 10/B “Qendër – Mihal Grameno -Qender” devijon te ura e rrugës së Elbasanit.

– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re” – Sharre devijon ne kthim te rruga e Kavajës ne kryqëzim me rrugën Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër “Zogu I” – “Fortuzi” – “Mine Peza”.

– Linja 12/B “5 Maji – Sharre” devijon ne kthim te rruga e Kavajës ne kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shipërisë) dhe pjesa tjetër bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” ruga “Mine Peza” – Unaze – rruga “5 Maji”.

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar te devijohet ne rrugën kryqezimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” ne kthim te sheshi Wllson.

– Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio te devijoje te ruga e Kavajes ne kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqiperise) dhe pjesa jeter ne kryqëzimin me “Unazën e Vogël” te vazhdoje drejt (mbrapa TOB).

– Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbër” te devijoje te ura e rruges se Elbasanit dhe ura e rruges “Sami

  1. Qarkullimi, i mjeteve te emergjencës dhe Policisë se Shtetit do te vazhdoje normalisht ne te gjitha segmentet rrugore te mësipërme.
  1. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Investimeve te Punëve Publike, Drejtoria e Përgjithshme e Promovimit te Qytetit, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, dhe: Policia

Bashkiake, ne bashkëpunim me Komisariatin Rajonal te Policisë Rrugore.

/abcnews.al/