Rikthehen “Titan Fights V”/ Ngjarja më e madhe sportive në Durrës bën bashkë boksierët elitarë

schedule09:08 - 28 Nëntor, 2024

schedule 09:08 - 28 Nëntor, 2024

Në Durrës do të mbahet “Titan Fights V”, një event i rëndësishëm sportiv, që bën bashkë boksirët elitarë. Në arenën e Durrësit më 29 nëntor do të zbresin boksierët më të mirë nga Shqipëria

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, “në “ABC News” Frederik Shoshi president i klubit, tregoi se ky event është bërë tashmë një traditë në Durrës dhe është një ngjarje që bën bashkë sporte të ndryshme.

Pjesë e këtij eventi do të jenë edhe aktorë dhe këngëtare, pasi nuk do të ketë vetëm boks, por një spektakël i vërtetë, shoqëruar edhe me performanca akrobatike.

Do të jenë pothuajse 20 ndeshje, dhe pritet të zgjasë më shumë se katër orë.

“Në 20 ndeshje që kemi aktivizuar janë kryesisht sportistë që vijnë nga vende të huaja”.

/abcnews.al/