Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Pavarësisë. Rama ka postuar në Facebook një video nëpërmjet të cilës uron festën e Pavarësisë, me jehonën e këngës “Për ty Atdhe”.
“MIRËMËNGJES dhe me jehonën e këngës “Për ty, Atdhe”, nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, te Kalaja e Rozafës në Shkodër dhe Sheshi Skënderbej në Tiranë, ju uroj Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, shkruan Rama.
Shqipëria feston sot 112- vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur, duke deklaruar “Me një zâ venduan që Shqipëria të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.
Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë.
/abcnews.al/