“Ndjesë për fjalorin, por ndihemi të nëpërkëmbur. Le të vendosë fusha!”

schedule10:19 - 27 Nëntor, 2019

schedule 10:19 - 27 Nëntor, 2019

Oltion Kërnaja, trajneri i Tërbunit, u shfaq i mërzitur pas humbjes që skuadra e tij pësoi në transfertë me Burrelin. Pak orës pas ndeshjes gjykimi nuk është shumë i ftohtë dhe ka raste që trajnerët edhe e thonë diçka më tepër. I ka ndodhur edhe Kërnajës, i cili kërkon falje për fjalorin e përdorur pas ndeshjes me matjanët.

“E di që nuk është momenti, por duhet të theksoj: Futbolli është sa i bukur, ka nerva brenda dhe jashtë lojës. Pas ndeshjes kundër Burrelit, ku Tërbuni u mund jo vetëm për meritë të ekipit kundërshtar, isha shumë i zhgënjyer. Arbitrimi na la të gjithëve një shije shumë të hidhur dhe sinqerisht jemi të lodhur, sepse ndihemi të nëpërkëmbur.

Kam kërkuar dhe kërkoj drejtësi, por dua të sqaroj se atë duhet ta vendosin organet përkatëse të Federatës Shqiptare të Futbollit. Unë dhe klubi im jemi për futboll të pastër, ku fituesin ta përcaktojë fusha, ndërsa për arbitrat vendosin organet përkatëse. Kërkoj falje për fjalorin e ashpër, jam gati të kërkoj falje edhe nëse gjykimi ka qenë normal në syrin e komisionit që analizon gjykimet e çdo jave”, shkruan Kërnaja në llogarinë e tij në “Facebook”.

SHPËRTHIMI PAS HUMBJES ME BURRELIN – Trajneri Kërnaja, përmes rrjeteve sociale reagoi kështu pas humbjes që pukjanët pësuan me Burrelin: “Një ‘Zhuls’ apo dy zhulsa nuk mund të bëjnë zhul një ndeshje futbolli. Një ‘Zhuls’ nuk mund të bëjë zhul, punën, djersën e një ekipi, e një rrethi, se për punën e trajnerit nuk duan t’ia dinë. Futbolli ka një mijë e një halle të tjera. Por, ju lutem, hiqni këta zhulsa nga qarkullimi.

U bë java e disatë që zotëria në fjale, Zhuli arbitron KF Tërbunin, dhe është e njëjta sjellje, sikur e ka personale me Pukën dhe Tërbunin Sot ishte i sigurt, anësori e ka pare që s’është gol. Ama anësori nuk është në asnjë vend. Sado zhulsa të vijnë, Tërbuni do rikthehet tek fitorja, se mundin dhe djersën nuk mund ta hedhin poshtë disa 2 qind leksha… Drejtësia do vihet ne vend. P.s Duhet Vetting edhe tek arbitrat”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!