Eden Hazard ka marrë një lajm të mirë, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e djeshme të Champions League kundër PSG. Belgu fatmirësisht nuk e ka thyer kyçin e këmbës, siç i ndodhi në vitin 2017.
Pas kontrolleve mjekësore është zbuluar diçka e tillë, ndërkohë që sot pritet të mësohet më shumë në lidhje me dëmtimin e sulmuesit. Hazard la fushën e blertë në minutën e 69-të dhe Zidan aktivizoi në vend të tij Gareth Bale.
Tanimë sytë janë nga mjekët, që do të thonë fjalën e tyre në lidhje me shqetësimin që ka belgu i blerë nga Chelsea për shumën e 100 milionë eurove. /abcnews.al
Cuenta @edupidal que se descarta una lesión ósea en el tobillo de Hazard. Mañana se le harán más pruebas pic.twitter.com/9UYSxfzQ5Z
— Radioestadio Noche (@RadioestadioN) November 27, 2019