Berisha: Procesi ndaj meje politik/ Ish-kryministri i liruar vijon akuzat ndaj drejtësisë

schedule15:16 - 27 Nëntor, 2024

schedule 15:16 - 27 Nëntor, 2024

Pas 11 muajsh i lirë nga arresti shtëpia, Sali Berisha e konsideroi politik procesin ndaj tij. Në konferencën me gazetarët në selinë e PD, ku u rikthye pas më shumë se 330 ditësh, Berisha vijoi akuzat ndaj drejtësisë.

“Të drejtosh një forcë politike duke qenë i izoluar brenda 4 mureve dhe të drejtosh një forcë politike duke përmbushur çdo detyrim në të 4 anët e vendit përbën një ndryshim të madh në çdo rrafsh.

Por fundi i një procesi politik të turpshëm, e kam quajtur dhe quaj, piramida gjyqësore më e madhe e mashtrimit në historinë e Europës së pasluftës.

Të ndërtosh një proces nga hiçi, krejtësisht mbi baza urrejtje politike, të Edi Ramës dhe mafias së Xhorxh Sorosit, tejkalon çdo piramidë tjetër nga fundi i Luftës së 2 Botërore, pas procesit të Nurembergut gjer sot.” tha Berisha.