Goditja e grupit të Suel Çelës, gjykata e posaçme lë në fuqi masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten

schedule13:53 - 27 Nëntor, 2024

schedule 13:53 - 27 Nëntor, 2024

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest në burg për 14 anëtarët e grupit kriminal që drejtohej nga Suel Çela. ABC News mëson se masa ndryshoi për avokaten Blerina Beqirin, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Ndërkohë masa “detyrim paraqitje” mbetet në fuqi edhe për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Prokuroria e Posaçme   zbardhi një ditë më parë rolin  e 21 personave që akuzohen se janë pjesë e organizatërs kriminale të  drejtuar nga Suela Çela mes të cilëve, ish-gjyqtarë , drejtues të lartë të policisë si dhe dy gazetërë. Sipas spak deri tani janë zbardhur  2 atentate një vrasje,  një tentativë korrupsioni,  trafik kokaine nga vedet e marikës latinë drejt vendeve të bashkimit europian, por edhe tentativën e grupit që drejtohej nga çela që nëpërmjet korrupsioonit të dy gazetarëve Artan Hoxha e Elton Qyno  godiste  anëtarët e bandës rivale në Elbasan, për të manipuluar opinionin publik.  spak ka zbardhur  atentatin e ndodhur në mars të vitit 2020 ku u qëllua me snajper Ardian Çpaja dhe në të njëtën kohë edhe varsjen e Bledar Muçës në Belgjikë.

gjithashtu  është dikuemntuar edhe tentative e trafikitmit të 1.4 tonë kokainë nga vendet e amrikës latine drejt atyre të bashkimit europian.  Spak ka lëshuar 18 masa  arrest në burg  mes ë cilëve ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime  Fetau dhe efektivi i policisë  Dedan Gjoni.  Sipas SPAK, Fetahu e Gjoni ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale.

Gjithashtu sipas SPAK, organizata që drejtohej nga  Suel Çela ka përdorur edhe dy gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno me qëllim goditjen në publik të anëtarëve të grupit rival që operonin në qytetin e Elbasanit./abcnews.al/