Ekipet e shpëtimit në Egjipt kanë gjetur trupat e pajetë të 4 personave si dhe 5 të mbijetuar nga tragjedia e të hënës në detin e Kuq.
Deri tani, janë shpëtuar gjithsej 33 persona, por 7 persona janë ende të humbur, dy prej të cilëve janë identifikuar si shtetas britanikë.
Anija moderne me katër kate po transportonte 31 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit, kur besohet se është përballur me kushte të këqija atmosferike pranë Marsa Alam.
Mjaftuan vetëm 5-7 minuta që anija të fundosej plotësisht dhe shumë persona nuk mundën të dilnin nga anija. Besohet se anija u godit nga erëra të forta gjatë natës të dielën. Autoriteti Meteorologjik Egjiptian kishte paralajmëruar për përkeqësim të situatës meterologjike në Detin e Kuq dhe kishte këshilluar ndalimin e aktiviteteve detare të paktën të dielën dhe të hënën. /abcnews.al