Xhaka ‘zgjedh’ kryeministrin/ Bedri Hamza: Takim i veçantë, Graniti modest e kampion

schedule13:34 - 26 Nëntor, 2024

schedule 13:34 - 26 Nëntor, 2024

Në fushë ndikon si pak të tjerë. Granit Xhaka është padyshim një gjigand për Zvicrën, dhe një krenari për shqiptarët kudo që janë, përderisa është kapiten I helvetëve, dhe është me origjinë nga Kosova.

Duket se mesfushori ka zgjedhur të ndikojë edhe tek zgjedhjet në Kosovë, pasi nuk mund të interpretohet ndryshe takimi I tij me kandidatin për kryeministër, që i takon Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza

Videon e takimit e ka publikuar në FB vetë Hamza, që është aktualisht kryetar I Bashkisë së Mitrovicës së Jugut, ndërsa më parë ka qenë dy herë ministër i financave në Prishtinë, tri herë deputet në Kuvend, si dhe ka shërbyer si Guvernator I Bankës së Kosovës.

Xhaka, një nga lojtarët më të mirë në historinë e Zvicrës, dhe që vazhdon të ketë lidhje të forta me Kosovën, shpjegoi sesi e ka arritur suksesin.

Hamza deklaron se do të ketë në krah babain e Granitit, Ragip Xhakën, I cili mund të jetë deputet I ardhshëm në Kuvend.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen në 9 shkurt të vitit të ardhshëm./abcnews.al