Nëntori, muaji i festave dhe krenarisë kombëtare, po përmbyllet me një dhuratë speciale nga DigitAlb. “Black Week” është java e fundit e uljeve, dhe këtë herë DigitAlb shkon edhe më tej, duke ofruar zbritje deri në 40% per abonimet 12-mujore.
DigitAlb, platforma që bashkon shqiptarët kudo në botë, sjell paketat Fillestare, Familjare dhe Premium me ulje të jashtëzakonshme. Kjo është një ftesë për çdo shqiptar që të ndjekë vetëm shqip dhe të shijojë emocionet e papërsëritshme të sportit, kinemasë dhe programeve më të mira për të gjithë familjen.
Nga Shqipëria në Kosovë, Maqedoni e Veriut, Europë, SHBA apo deri në Australinë e largët, kjo ofertë garanton që asnjë shqiptar të mos humbasë programet televizive që e bëjne të ndjehet si në shtëpi, pavarësisht ku ndodhet.
SuperSport, kanalet ekskluzive te kampionateve më elitare si Premier League, LaLiga, Bundesliga, Ligue 1 dhe Eredivisie, sjellin çdo javë spektaklin e yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror. DigitAlb është destinacioni ideal për tifozët, por nuk është vetëm sporti ai që e bën DigitAlb të veçantë.
Abonimi ne DigitAlb është më shumë se sa një biletë për sportet më të ndjekura. Me një bibliotekë të pasur filmash, dokumentarësh, serialesh dhe programesh për fëmijë, DigitAlb është zgjedhja perfekte për të gjithë familjen.
Kanalet si Top Channel dhe TV Klan, ekskluzive në DigitAlb, ofrojnë gjithashtu programet më të ndjekura shqiptare. Dhe për ata që janë larg vendit të tyre, Aplikacioni DigitAlb ju lejon të shijoni të gjithë këtë përmbajtje vetëm shqip, në çdo cep të botës dhe në çdo pajisje.
Kjo ofertë zgjat deri më 30 Nëntor dhe është një mundësi që nuk duhet humbur, ndaj nxitoni! Me ulje deri në 40%, ky është momenti perfekt për të siguruar një vit të mbushur me emocion dhe argëtim.
Për më shumë informacion dhe për të bërë abonimin tuaj, vizitoni www.digitalb.al.
Festoni shqip, ndiqni shqip!