Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se opozita nuk duhet të bllokojë rrugët, teksa këtë të martë ka paralajmëruar tjetër mosbindje civile.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Rexhepi u shpreh se policia duhet të bëjë menaxhimin e turmës me gjakftohtësi dhe profesionalizëm.
“Është shumë e vështirë, do gjakftohtësi dhe profesionalizëm. Kanë trajnimet e duhura. Nëse doni një opinion, bllokimin e rrugëve nuk e quaj normale. Bllokimi mund të jetë i tipit formal. Unë, po të isha titullar i policisë, nuk do ta bëja. Jam për ligjin, por jo për reagime të ashpra. Janë jashtë edukatës sime personale”, theksoi ai./abcnews.al