Të akuzuar për vrasjen e Eduart Reçit, lihen në burg dy vëllezërit

schedule13:00 - 26 Nëntor, 2024

schedule 13:00 - 26 Nëntor, 2024

TIRANË-  Gjykata Penale ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka, të akuzuar për ekzekutimin e biznesmenit Eduart Reçi.

Shkëlqim Duka ka kyçur gojën dhe nuk ka dhënë asnjë deklarim. I vëllai, Floriani deklaroi se nuk ka lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor që u ngrit për të zbardhur ngjarjen ka prova të cilat impikojnë 2 vëllezërit Duka në ekzekutimin e biznesmenit.

Një ditë para arrestimit, policia ka ushtruar disa kontrolle në banesat por edhe në lokalin në pronësi të dy vëllezërve, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e cila rezulton pjesërisht e dëmtuar, jelek antiplumb dhe disa material të tjera të cilat po ekzaminohen./abcnews.al