Pesë vite nga tërmeti, procesi i rindërtimit në Durrës drejt përfundimit.
13 pallate të dëmtuara janë rindërtuar nga themeli, vetëm 2 prej tyre jane në proces ndërtimi. Mbi 90% e objekteve të dëmtuara me shkallë DS3 dhe DS 4, kanë përfunduar nga rikonstruksione dhe 10 % prej tyre janë në proces përforcimi.
Ndërkohë, lagja e re në zonën e Spitallës ka përfunduar, afro 1000 apartamente dhe është bërë shpërndarja e tyre.
Mbetet vetëm të bëhen procedurat për marrjen e tyre në ngarkim. 49 objekte të mësimdhënies si shkolla dhe kopshte të dëmtuara nga tërmeti, 44 prej tyre janë rindërtuar dhe 5 janë në fazën finale të përfundimit të punimeve, me përjashtim të gjimnazit Gjergj Kastrioti, ku punimet janë pezulluar pasi janë gjetur rrënoja arkeologjike./abcnews.al