VIDEO/ Sherr dhe përplasje mes deputetëve në parlamentin serb

schedule13:52 - 25 Nëntor, 2024

schedule 13:52 - 25 Nëntor, 2024

Deputetët e partisë në pushtet dhe ata të opozitës janë përplasur mes tyre gjatë seancës plenare të 25 nëntorit. Në transmetimin e seancës parlamentare, zëri ishte i ndalur, dhe nuk ishte e qartë se si nisi incidenti.

Por, gjatë transmetimit u pa se sigurimi i Parlamentit ndërhyri për t’i ndarë deputetët e pushtetit dhe opozitës, teksa ata po shtyheshin dhe po e godisnin njëri-tjetrin.

Kryetarja e Parlamentit serb, Ana Bërnabiç, u kërkoi deputetëve të kthehen në ulëset e tyre, në mënyrë që seanca plenare të mund të vazhdojë.

Deputetët opozitarë njoftuan se do të bllokojnë punën e Parlamentit, pasi Bërnaçi refuzoi kërkesën e tyre për të caktuar një seancë ku do të diskutohej për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë serbe, pas incidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, kur 15 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një strehe prej betoni.

Opozita serbe po kërkon shkarkimin e kryeministrit Millosh Vuçeviç, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë politike dhe penale për ngjarjen në Novi Sad.