Meteorologu Hakil Osmani ka treguar parashikimin e motit për këtë javë. Ai ka theksuar se do të ketë rritje të temperaturave gjatë javës. Mirëpo, sipas Osmanit, do të ketë dhe surpriza, pasi do të ketë vranësira duke filluar mbrëmja e së premtes, ndërsa të shtunën do të nisin reshjet e shiut.
“Vendi ynë në këtë fillim jave do të jetë në mbizotërimin e temperaturave të ulëta. Përsa i përket mesditës do të kemi maksimume që do të jenë në vlerën 17 apo 18 gradë celcius. Duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim kemi rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që deri ditën e premte vlerat minimale të ngjiten në 2 gradë celcius në orët e para të qyteteve malore, ndërsa maksimumet priten të jenë shumë pranë vlerave 20 apo 21 gradë celcius.
Për sa i përket kushteve atmosferike, deri ditën e enjte territori shqiptar pritet të jetë në kushte atmosferike të qendrueshme. Vranësirat do të jenë më të fokusuara në zonat lindore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje. Ditën e enjte, në orët e vona të mbrëmjes pritet të kemi shtim të vranësirave, të cilat do të jenë prezente dhe ditën e premte. Duke bërë që të kemi reshjet e para të shiut në zonat veriore në mëngjes dhe më pas do të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, duke bërë që të kemi mot të paqendrueshëm dhe në formën e rebeshjeve të fokusuara në zonat veriore”, u shpreh Osmani./abcnews.al