“Të gjithë të barabartë përpara ligjit”, Rama: Shqipëria priti një samit si askush nga vendet e tjera të NATO-s

schedule14:39 - 24 Nëntor, 2024

schedule 14:39 - 24 Nëntor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit, nga qytetarët e thjeshtë, politikanët dhe deri te ministrat.

Ai ka theksuar se Shqipëria priti një samit si askush nga vendet e tjera të NATO-s, një sukses ky për vendin tonë.

“Kurrë nuk e kanë parë shqiptarët që një ministër apo një politikan i lidhur me pushtetin e mëparshëm apo aktual që të dënohej para drejtësisë. Po flasim për pushtete ku të gjithë janë të barabartë. Të ishte për këta Shqipëria nuk e priste dot kurrë të gjithë Evropën në një samit. Të ishte për këta, Shqipëria nuk do të kishte shans të priste samitin e komunitetit politik, siç ishin në Britani dhe të gjithë do të vijnë në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit.

Por kur thonë që futëm në NATO, Shqipërinë e futi SHBA, dhe është nga vendet anëtare që ka pritur një samit, që vendet e tjera kurrë nuk e kanë bërë. Tani mos mendoni që unë them që Shqipëria është bërë bahçe me lule sepse ka gjëra që nuk shkojnë. Por ajo që kishim para një dekade ishte një Shqipëri që përçmohej nga e gjithë bota”.