Kryeministri Edi Rama është kthyer pas në kohë, duke kujtuar momentet kur vendi ynë shihej me përçmim nga të huajt. Ai theksoi se në atë kohë lorrupsioni ishte në nivele alarmante dhe qytetet ishin të mbuluar nga pluhuri i harresës.
“Shqipëria nuk është ajo që ishte 11 vjet më parë, kur emri i saj përgojohej, nëpër sallonet dhe pasqyrat mediatike të Europës. Kur u mora detyrën dhe bota ishte mësuar ta shikonte vendin tonë me përçmim, nuk e gjeje dot. Shqiptarët e Europës hasnin përçmim dhe Shqipëria ishte i zhytur keq e më keq në fillesën e korrupsionit.
Rrugët e vendit që ishin inaguruar si të reja i ishte kthyer shpina. Gjysma e miletit nuk paguanin energji elektrike. Spitalet bosh, pa ilaçe dhe pa çarçafe. Korrupsioni ishte një pakt i pranuar. Për çdo copë letër nga shteti duhet të mbaje radhë.
Qytete që ju i mbani mend ishin mbuluar nga pluhuri i harresës. Fshati ishte si mos më keq, kanalet e mbuluar me plehra. Paga minimale 150 euro dhe mesatare 370 euro. Siguria ishte përtok dhe vrasjet ishin bërë të zakonshme si kronika e motit”.