“Na quajti pushtues”, Rama kritika Suella Braverman: Iku bashkë me shpurën e saj, ju ja ku jeni!

schedule13:54 - 24 Nëntor, 2024

schedule 13:54 - 24 Nëntor, 2024

LONDËR- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vijon turin e takimeve në Diasporë dhe stacioni i radhës është Londra.

Ai tha se shqiptarët u etiketuan në mënyrë të padrejtë si pushtues nga ish-sekretarja britanike e Brendshme, Suella Braverman. Sipas Ramës, ajo sot iku, por shqiptarët vazhdojnë të qëndrojnë krenarë në Angli duke kontribuuar për ekonominë e saj.

“Iku bashkë me shpurën e saj, ju ja ku jeni, ishit këtu ku ishit, qytetarë të botës, pasi emri Shqipëri u bën krenar edhe këtu në Angli”, tha ai./abcnews.al