Avokati Edmond Petraj thotë se masa e sigurisë “arrest shtëpie” për ish kryeministrin Sali Berisha, është vendosur konform rregullave.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se Berisha gaboi vetë dhe nuk mund të luajë me Gjykatën Kushtetuese.
Ndërsa gazetari Artur Nura deklaroi se strategjia e PD, është të mbrojë Berishën nga procesi gjyqësor.
Edmond Petraj: Masa e dytë, për “arrest shtëpie” është bërë konform rregullave, pasi u shkel masa e parë “detyrim paraqitje”. Jemi në kushtet e nenit 73 këtu. Faktikisht, juridikisht, Gjykata Kushtetuese nuk ka si ta pranojë këtë. Kur ata bënë prentendimin e parë, jo detyrimisht SPAK duhet të kërkonte leje kur ishte përcaktuar masa detyrim paraqitje, nuk kisht nevojë t’i kërkonte leje Kuvendit, nuk ishte masë e ashpër. Për punën e pashaportës, duket sikur Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar, por nuk është kështu. Ata e shkelën vetë, e kanë bërë gabimin vetë. Duan ta fusin Gjykatën Kushtetuese në lojë, por nuk kanë çfarë të bëjnë.
Artur Nura: Besoj se është në strategjinë e PD të mbrojë liderin e saj në një proces juridik. Mund të kemi vendim surprizë të Gjykatës Kushtetuese. Tani Berisha është në pension. Kam përshtypjen se Gjykata Kushtetuese, duke iu referuar proceseve perëndimore, do kemi vendim surprizë. Nuk do trembet nga protesta e Berishës./abcnews.al