Ishte momenti i duhur për të reaguar, pas tre sfidave radhazi pa fitore.
“Topçinjtë” e Arsenal kanë bërë gjithçka saktë mesditën e kësaj të shtune, me djemtë e teknikut Mikel Arteta, të cilët kanë arritur të fitojnë me rezultatin e pastër 3-0 sfidën e javës së 12-të të Premier League, në “Emirates Stadium”, përballë Nottingham Forest.
Protagonisti absolut ishte padyshim “fantazist” anglez, Bukayo Saka, i cili shënoi golin e parë në minutën e 15’-të, si dhe asistoi rrjetës e Thomas Partey në pjesën e dytë, ndërsa për të “vulsour” rezultatin e thellë mendoi talenti anglez, Ethan Nëaneri.
Falë këtij triumfi, Arsenal ngjitet në kuotën e 22 pikëve dhe mbetet në vendin e katërt, me po aq pikë sa Chelsea i vendit të tretë dhe Brighton i vendit të pestë dhe vetëm 1 pikë më sa “Qytetartët” e Manchester City, ndërsa skuadra e Nottingham Forest mbetet në vendin e gjashtë me 19 pikë.
Ndërkaq, në sfida të tjera të pasdites, Aston Villa barazoi 2-2 me Crystal Palace, Brighton tirumfoi 2-1 në transfertën e Bournemouth, Everton barazoi 0-0 me Brentford, ndërsa Ëolves triumfuan me rezultatin e thellë, 4-1 transfertën e Fulham. /i.m /abcnews.al