Rrëfimi i partizanit të brigadës 24/ 95 vjeçari kujton si u rreshtua në formacionet partizane

schedule20:09 - 23 Nëntor, 2024

schedule 20:09 - 23 Nëntor, 2024

Plot 95 vite mban mbi supe, por fatmirësisht gëzon shëndet të plotë dhe ka një memorie të jashtëzakonshme.

Tosin Toda është i vetmi partizan i brigadës 24 sulmuese të Lumes tek e cila u rreshtua 80 vite më herët kur ishte ende pa i mbushur të pesëmbëdhjetat. Tregon se si u rreshtua në formacionet partizane.

Beteja e parë ishte ajo kundër autokolonës gjermane në Bardhoc të Kukësit teksa udhëtonte drejt Prizrenit.

Më pas rrëfen se si brigada e Lumes mori urdhër për të marrë pjesë në luftimet për çlirimin e Tiranës mes 11 dhe 17 nëntorit të 1944.

Pas çlirimit të Tiranës radhën e kishte Shkodra.

Tosini tregon se si u zhvillua beteja e Milotit e më pas e Bërdicës, aty ku u plagos dhe mori dy plumba.

Plumbi që i kishte mbetur në këmbë që nga 26 nëntori i 1944 e ka hequr pas 61 vitesh në 2006.

Ruan mjaft mirë në memorie edhe betejën për çlirimin e Shkodrës deri në 29 nëntor e më pas drejt viseve shqiptare në Ulqin e Tivar.

Pas mbarimit të luftës, Tosini mbeti në radhët e uniformave të policisë dhe ushtrisë deri sa doli në pension e të cilit I gëzohet prej 45 vitesh./abcnews.al