Iu gjetën 130 litra naftë kontrabandë, vihet në pranga 29 vjeçari në Elbasan

schedule13:51 - 23 Nëntor, 2024

schedule 13:51 - 23 Nëntor, 2024

Një 29 vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Labinot, Elbasan. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare pas kontrollit në shtëpinë e tij, gjetën dhe sekuestruan rreth 130 litra naftë të dyshuara si kontrabandë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Labinot, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan rreth 130 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara.” –njofton policia. /abcnews.al