ABC News siguron të tjera pamje të momentit të atentatit të Klaudio Prendit në Tiranë.
Në video duket shumë qartë viktima teksa hip në makinën e tij, dhe vetëm pas sekonda më pas afrohet makina e autorëve nga ku lëshohen disa plumba drejt 27 vjecarit.
Në makinën e autorëve dallohen së paku dy persona. Ata largohen me shpejtësi pas atentatit, ndërsa i riu mbetet i vrarë mbi timon.
Gazetarja e ABC News, Bleona Sari raporton se atentatorët e kanë pritur Prendin për rreth një orë në vendin e ngjarjes.
Policia po zgjeruar pistat e hetimeve në lidhje me vrasjen e Prendit. Përveç borxheve dhe punës së babait Fran Prendi si gjyqtar, po verifikohet dhënia e parave me fajde dhe përfshirja në baste sportive.
Grupi i hetimit ka dyshime se disa persona që kanë fituar shuma të mëdha parash, 27-vjeçari nuk i ka likujduar. Gjithashtu edhe lidhje të dyshimta me aktivitete të tij jashtë vendit.
Më parë, u raportua për një borxh prej 15 mijë eurosh. Madje ditët e fundit Prendi kishte pasur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte. Babai, ish-gjyqtari Fran Prendi ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat./abcnews.al