TIRANË- Analisti i njohur Frrok Çupi, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se vonesat që po tregon drejtësia e re me Sali Berishën në lidhje me akuzat për dosjen Partizani, e ka dobësuar disi “syrin e popullit” për pritshmëritë që kanë te ajo.
Ai theksoi se Ilir Meta dhe Sali Berisha e konsiderojnë popullin shqiptar si “budalla”, por ende s’e kanë kuptuar se lojërat dhe skemat e tyre për t’i ikur drejtësisë i kanë kuptuar të gjithë.
Analisti shtoi se halli më i madh i dyshes Meta-Berisha është se i druhen faktit se mund të humbasin kontrollin mbi partitë e tyre.
“Kjo shtyrje kaq e madhe e ka dobësuar syrin e popullit që ka për drejtësinë e re. Këta kanë parasysh një “popull budalla”. Kujtojnë se janë budallenj. Në çdo moment gjen krimet e tyre. Ata e kanë planifikuar këtë luftë, e kanë nisur me mazhoranca, me Kuvendin dhe me Amerikën. E kanë zhvendosur tek ambasadorët dhe tek familjet e tyre, jo ndarje dhe jo… kanë tentuar të fshehin pasuritë dhe tani po tentojnë të mbajnë partitë e tyre, këtyre po u dalin nga duart partitë. Ilir Metës i ka dalë më keq se këtij tjetrit”, tha ai.
Më tej, Çupi tha se Meta dhe Berisha kanë nisur betejën e tyre dhe po luftojnë kundër gjyqtarëve.
“Janë duke luftuar kundër gjyqtarëve dhe këto bëhen… por kuptohen që janë të kota. Këta kanë parimin, më mirë lufto kot sesa rri kot. Këta dhe ushtritë e tyre, këta janë, dhe një pjesë tjetër, që kanë bërë sikur kanë besuar te Berisha. Edhe ne si gjithë vendet e lindjes, që kanë përjetuar diktaturat e tyre, ne nuk kemi dalë ende nga hija dhe fantazmat e komunizmit. Këta, persekucionin komunist e përdoren për të ushtruar dhunë ndaj pjesës tjetër. Aktet që u kryen këtë periudhë janë akte që ia kalojnë dhe akteve të diktatorit. Kemi vepra të Berishës dhe Metës, që nuk kanë kthim dhe nuk mund të rindërtohen më, Shqipëria do t’i ketë përjetësisht plagët e pronave dhe të korrupsionit, por edhe të shtrembërimit të politikës.”, tha ai.