Vrasja e 14-vjeçari Martin Cani pas një sherri mes adoleshentësh tronditi opionin publik. Sherri mes adoleshentëve kishte nisur fillimisht në rrjete sociale dhe më pas ka degraduar në përplasjen mes tyre.
Lidhur me këtë ngjarje pati edhe një reagim nga qeveria, duke njoftuar edhe mbylljen Tik Tok dhe Snapchat që janë kthyer në një fenomen tejet shqetësues, për të rinjtë., Gjithashtu këtë të enjte u zhvilluar një protestë qytetarë, duke kërkuar siguri për fëmijët dhe drejtësi.
Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetarë, në një intervistë në “360 Gradë” në ABC News foli për protestën e zhvilluar duke thënë se është kërkuar siguri në shkolla.
“Kërkuam që të vendoset një mekanizëm raportimi mbi atë që ndodh në shkolla, që kombinon prindërit, drejtorin apo mësuesin kur kemi ngjarje të tilla. Por një kërkesë në unison ishte edhe dorëheqja e Manastirliut, prindërit pjesëmarrës kërkuan dorëheqjen e saj. Parulla jonë kryesore ishte institucionet e papërgjegjshme, vrasës. Transparenca e ngjarjes kërkohet.
Avokatja Enida Bozheku, ndërsa komentoi këtë ngjarje të rëndë, u ndal dhe te pjesa ligjore ku u shpreh: “Ka shumë dinamika të shpejta mes adoleshentësh, duhet të identifikohej linja e përgjegjësisë parësore. Dhe kur vjen puna tek përgjegjësia penale do të ishte e rëndë që të thuash që oficeri i policisë shpërdoroi. Oficeri i policisë kishte tentua t’i pajtonte dhe i kishte pajtuar. Më pas këtu hyn roli i familjes dhe shkëputet hallka e përgjegjësisë së pjesë së policit”, tha më tej ajo.
/abcnews.al/