“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja.” Janë këto fjalët e nënës së Martin Canit, 14 vjecarit që mbeti I vrarë me thikë në shkollën Fan Noli vetëm pak ditë më parë. Një prej protestuesve, ka lexuar mesazhin e nënës së të miturit që humbi jetën, gjatë protestës që po zhvillohet pranë ministrisë së Arsimit
“Nuk mendoj se ka fjalë që e përshkuan këtë dhimbje që na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj gjithë popullin shqiptar anembanë dhe FSHF për praninë dhe mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit. Ju falenderoj nga zemra.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj nga thellësia e shpirtit që askush të mos sprovohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”