Ankthi vijon të jetë prezent pas tërmetit tragjik që rrafshoi ndërtesat dhe ka shkaktuar deri më tani 16 viktima.
Ndërsa janë shpëtuar 42 persona, ende vijojnë kërkimet për personat që kanë mbetur nën rrënoja.
Mes të zhdukurve është edhe Drita Cakoni. Daja i saj ndodhet tek spitali i Traumës, ndërsa ka thënë për gazetarët se është në kërkim të mbesës së tij.
“Ia gjeta pasaportën nën rrënoja. Në morg dhe në spital nuk është”, shprehet ai, ndërsa nuk e di nësë është e gjallë apo çka ndodhur me të./abcnews.al