Pak ditë pas emërimit të 12 drejtorave të policisë në qarqe, drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda ka ndryshuar dhe disa nga drejtorët e departamenteve.
Ervin Ndreu, i cili ishte edhe garues për drejtor në qarqe, nuk do të jetë më shef i komisariatit nr. 6 në Kombinat. Ai është transferuar në Lezhë, duke u emëruar zv/drejtor qarku. Po ashtu Oligert Torba, shefi i komisariatit nr. 5, i është dhënë detyra e zëvendës drejtorit në Drejtorinë e Qarkut Fier.
Hajri Kushe, ish-zëvendës drejtor në qarkun e Shkodrës, i është lënë detyra e zëvendës drejtorit të Korçës. Shefi i komisariatit të Shkodrës, Idriz Daulle, është transferuar në Tiranë dhe do të mbajë postin e zëvendës drejtorit të rendit në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit.
Klod Kondi emërohet zëvendës drejtor në Vlorë ndërsa Erion Ismaili, deri tani shef sektori i krimit ekonomik, emërohet zëvendës drejtor i hetimit të krimit në Tiranë.
Ndërkohë figura të tjera si Tonin Vocaj, Ardjan Çipa, Ermal Muçaj, Gjovalin Loka nga Drejtorë qarqesh shkojnë në departamentin e integrimit pranë Policisë së Shtetit./abcnews.al