Ministria e Jashtme e Ukrainës kritikoi këtë të mërkurë masën e vendeve perëndimore për të mbyllur ambasadat e tyre në Kiev, duke përmendur një rrezik të mundshëm të inkursioneve masive ruse, duke argumentuar se ky kërcënim është i njëjtë çdo ditë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022.
“Kërcënimi i bombardimeve ka qenë fatkeqësisht një realitet i përditshëm për ukrainasit për më shumë se një mijë ditë,” tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës në një deklaratë, duke u bërë thirrje perëndimorëve të mos nxisin “tensionet” duke mbyllur ambasadat e tyre.
Kujtojmë që zyrtarët e ambasadës amerikane vendosën mbylljen e përkohshme të saj këtë të mërkurë në Kiev. Më herët, Reuters raportoi se Kievi ishte nën sulmet ajrore ruse ndërsa sistemet kundërajrore që përpiqeshin të pengonin sulmet.Dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan shpërthime të shumta./abcnews.al