Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Masakra në Dobraç/ Arrestohen 4 efektivë, akuzohen për shpërdorim detyre (EMRAT)

schedule14:11 - 20 Nëntor, 2024

schedule 14:11 - 20 Nëntor, 2024

Katër punonjës të policisë janë arrestuar këtë mërkurë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Shkodër.

ABC News mëson se arrestimi i tyre lidhet me masakrën e Dobraçit, ku mbetën 4 viktima. Dyshohet se punonjësit Blerim Kurmekaj, Viktor Logu, Julian Sterkaj, Marte Martini  kanë shpërdoruar detyrën, në lidhje me këtë rast.

“Është ekzekutuar masa ndaj efektivëve të grupit “Shqiponja” që akzuohen për shpërdorim detyre, dhe dyshohet se nuk kanë ndaluar personin e tretë në vendngjarje. Hetimi ka filluar menjëherë nga AMP, pas nxjerrjes së videos ku një person shihet i gjakosur. AMP ka ngritur akuzë për shpërdorim detyre”, raportoi ndër të tjera, gazetari Simon Shkreli.



Objektiv i atentatit dyshohet se ishin dy nga viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati si edhe një tjetër që mendohet se udhëtonte me ta në makinë, por që ende nuk është identifikuar nga autoritetet.

Dyshimet kryesore të hetuesve janë për praninë e Ibrahim Licit I shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nga atentati, 23 vjeçari Hamza Lici i cili ishte në drejtimin e makinës tip Benz, humbi kontrollin dhe përplasi çiftin e bashkëshortëve Basha.

Një makinë tip Range Rover u gjet në fshatin Grudë e re të Shkodrës pak minuta pas ngjarjes. Brenda saj u gjetën dy automatikë të cilët dyshohet se janë përdorur në atentat.

Nga ana tjetër në makinën me të cilën po udhëtonin viktimat Lici dhe Bushati u gjetën tre pistoleta. Deri më tani policia ka përcaktuar dhe ka arritur të zbulojë se makina tip Range Rover e përdorur në atentat është vjedhur në Durrës disa kohë më parë.

Atentati risolli edhe njëherë në vëmendje konfliktin e ashpër shumëvjeçar mes fiseve Bajri dhe Lici./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!