ABC News ka siguruar pamjet e vrasjes së 28 vjeçarit Klaudio Prendi të hënën në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Vihet re momenti kur i riu hipën në automjetin e tij tip G Class dhe makina e autorëve i shkon paralel dhe e qëllon. Prendi është qëlluar disa herë në kokë dhe në kraharor.
Gjithçka ka ndodhur në 10 sekonda, kur autorët kryen krimin dhe u larguan menjëherë me shpejtësi drejt rrethit të Shkozës. Ata kanë djegur makinën në afërsi të liqenit të Farkës. Ndërsa, brenda automjetit të djegur, tip Audi A4 me targa greke, nuk është gjetur arma e krimit.
Më herët, ABC News raportoi se Prendi kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.
Viktima kishte borxh afro 15 mijë euro. Madje ditët e fundit, ai kishte patur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte mes viktimës dhe personave të tjerë./abcnews.al