“Do të bëj të pamundurën për të ndihmuar popullin tim”, kështu shprehet Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, i cili është një nga më të suksesshmit në pozicionin e tij në Itali. Vlonjati, i cili me vite të tëra është aktivizuar me kombëtaren shqiptare, ka komentuar tërmetin e rënë në vendin tonë.
“Është një tragjedi që më ka shokuar mua dhe familjen time. Duket se bilanci i viktimave do të rritet, por unë shpresoj me gjithë zemër të kundërtën”, është shprehur Tare.
Pasojat e tërmetit të rënë në mesnatë kanë qenë të rënda. Deri më tani janë konfirmuar 13 viktime, ndërkohë që raportohet për më shumë se 600 të plagosur. Dëmet materiale janë të padiskutueshme, pasi kishim të bënim me tërmet 6.3 të shkallës Rihter. /abcnews.al