Një 51-vjeçar është kapur nga policia në pikën e kalimit kufitar në Qafë Botë. Mësohet se ai kishte fshehur në makinën e tij doza kokaine. Sakaq, i janë gjetur dhe një peshore elektronike dhe një celular.
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë arrestoi shtetasin 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi në pikën e kalimit kufitar Qafbotë, Konispol, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike dhe një celular”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme./abcnews.al