Sherri me thika i nxënësve të “Fan Nolit”, ndërron jetë 14-vjeçari

schedule14:32 - 18 Nëntor, 2024

schedule 14:32 - 18 Nëntor, 2024

Ndërron jetë një prej nxënësve të përfshirë në konflikt pranë shkollës “Fan Noli”, ngjarje e ndodhur mesditën e së premtes në kryeqytet.

ABC News mëson se si pasojë e plagëve të marra pasi u qëllua në zemër, 14-vjeçari ka humbur jetën.

Ndërkaq, një tjetër nxënës 14-vjeçar është plagosur, pasi ka marrë plagë në gjoks, por fatmirësisht, gjendja e tij është e qëndrueshme.

Ende nuk dihet shkaku i konfliktit midis nxënësve./abcnews.al