Komentatori politik, Arben Meçe thotë se protesta e Sali Berishës jashtë Kuvendit me 19 nëntor, kur pritet miratimi i buxhetit dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndaj tij, bëhet për të treguar se ish kryeministri po reagon me të njëjtin mekanizëm dhe filozofi.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Meçe u shpreh ndaj Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të bësh mosbindje civile.
“Absolutisht ka një lidhje, Berisha kërkon të reagojë, me të njëjtin mekanizëm, filozofie, rezistence dhe qëndrimi. Ndaj Gjykatës Kushtetuese ka një farë penaliteti dhe nuk mund t’i bësh protestë, si institucioni më i lartë i një mekanizmi që funksionon në shoqëri demokratike, që është kushtetuta. Penalizon veten. Nuk shoh arsye për protestë politike. Nuk fiton gjë në këtë rast, protestat politike duhet të heqin dorë nga ky lloj mekanizmi. Tashmë kemi një perceptim të qartë, i dimë si zhvillohen këto protesta. Nuk pres zhvillim paqësor në këtë rast”, theksoi ai./abcnews.al