Kryeministri Edi Rama deklaroi se në pranverën e vitit 2025, kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare, shqiptarët do të japin gjykimin që do të jetë më i miri historik për Partinë Socialiste.
Në fjalën e tij në Kuvend, Rama iu drejtua opozitës, duke i thën se po shqiptarët, për ta do të japin gjykim të merituar historik, teksa i ka cilësuar si mbeturina të një kohe që nuk kthehen më kurrë.
“Partia Socialiste e Shqipërisë ka një virtyt gjithmonë e më të fortë; dëgjon, duron, lufton dhe në momentin e duhur ua kthen të tëra ashtu siç i meritojnë dhe buxheti i parë që votuam në këtë sallë ishte realisht pasqyra e një trashëgimie të errët qeverisëse dhe dritarja e një dite që re që nuk kishte zbardhur akoma.
Ky buxheti i ri që do të votojmë në këtë fillim jave është pasqyra e një dekade arritjesh domethënëse për Shqipërinë, por është edhe dritarja prej ku shihet shumë qartë rruga drejt destinaconit historik dhe për këtë destinacion historik shqiptarët dhe duke e përgatitur fjalën po më kujtohej, ua kam thënë gjithmonë, ua kam thënë drejtpërdrejtë, ua kam thënë sinqerisht, mblidheni mendjen se keq dolët këtë herë, më keq do të dilni herën tjetër, por pranverën e ardhshme do të japim me vendimin e tyre një gjykim që do të jetë më i miri historik për Partinë Socialiste dhe më i merituar historik për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet më kurrë”, theksoi ai./abcnews.al