Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat i bën thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet. Ajo konfirmoi se forcat zjarrëfikëse në të gjithë qarqet janë nisur drejt Durrësit dhe janë mbi 1000 efektivë në gatishmëri dhe qindra personel mjekësor
Xhaçka ka shprehur gatishmërinë e plotë të forcave të armatosura për ti ardhur në ndihmë qytetarëve të lënduar.
“I gjithë shteti në këmbë, i bëj thirrjë qytetarëve të ruajnë qetësinë, sot ka pasur shumë dëmtime është një situatë ku ka nëvojë për solidaritet. Është një moment i tmerrshëm, por dua tju them të gjithë shqiptarëve që nuk është moment për të vajtuar por për tu solidarizuar për të kaluar një situatë tragjike dhe të vështirë. Mbi 100 goditje sekondare dhe sipas ekspertëve nuk përjashtohen pasgoditje të tjera. Durrësi dhe Thuma më të goditurit. Në të gjitha godinat e shembura vijon puna e kërkim shpëtimit, por janë operacione të vështira pasi ekziston rreziku që godinat të pësojnë shembje të tjera duke rrezikuar jo vetëm banorët që kanë mbetur nën rrënoja, por edhe grupet e shpëtimit. Deri tani janë 135 të lënduar dhe 12 shtrime ne spitalin e Durrësit 60 të shtruar në QSUT tiranë, por edhe këtu rastet janë duke u shtuar kryesisht nga paniku. janë konfiomruar 7 jetë të humbura”, tha Xhaçka./abcnews.al