Risi në kardiokirurgji, operacionet e valvulës, me prerje të vogël dhe kamera

schedule13:42 - 16 Nëntor, 2024

schedule 13:42 - 16 Nëntor, 2024

Nëse më herët operacionet e valvulës së zemrës kryheshin duke hapur kraharorin  tashmë realizohen përmes një prerje  pak cm.

Spitali  “Shefqet Ndroqi” në Tiranë sjell risi në fushën e kardiokirurgjisë.   Kardiokirurgu Rezart Deveja tregon se metodën mininvazive në shërbimin që drejton po e aplikon prej shtatorit.

“Në botë përdoret, jo në të gjithë spitalet.  Operacione sporadike më parë.  Prej fillimit të shtatorit ndërhyrjen në valvulën mitrale e bëjmë përmes minitoraktomisë së djathtë. Bëjmë një incizion të vogël dhe kuptohet në përdorimin e sistemeve optike kamera dhe vegla të veçanta…”, ka thënë ai.

Përparësi  e një ndërhyrje të tillë   sipas kardiokirurgut  nuk është vetëm aspekti estetik. Qëndrimi në reanimacion dhe  më pas në pavion zgjat më pak ndërsa rikuperimi I pacientit është më I shpejtë.

“  Tendenca është që këto lloj të sëmurësh ti ekstubojmë që në sallën e operacionit.  Përdoret tek të gjithë moshat,  të rinj të sëmurë në moshë të madhe, ata me faktorë risku të lartë, obezë. I sëmuri nuk përdor gjak, ditë qëndrimet në spitale janë më pak”

Me këtë metodë prej shtatorit  janë realizuar  tetë ndërhyrje në zemër  në një shërbim relativisht të ri në spitalin “Shefqet Ndroqi”.  Kardiokirurgjia këtu u hap tre vjet më parë  në drejtimin e  kardiokirurgu  Rezart Deveja kthyer nga Greqia  pas një përvoje 20 vjeçare në Athinë.

“Në numrin total të operacioneve kanë një peshë shumë të madhe se operacionet e valvulës mitrale dhe aortës janë operacione jo të rralla aq më tepër në vendin tonë, mund  të kemi një shkallë 20 -30 % e operacioneve bëhen në këtë mënyrë.  Vjet kryem  330 operacione, sivjet 360 operacione mendojmë se do shkojmë në 400 një numër i madh për një sallë kryhen të gjithë  operacionet tek të rriturit”, shtoi ai.

Para hapjes së  këtij shërbimi e vetmja qendër e kardiokirurgjisë ishte ajo në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Me sëmundjet e zemrës në vend të parë  në Shqipëri mjekët thonë se sipas statistikave duhet të kryhen rreth 2500 ndërhyrje  kirurgjikale në vit.

/abcnews.al/