Mësuesi i vizatimit në shkollën “Sotir Gurra” në Korçë, Bledar Duro, do të qëndrojë në burg. Gjykata ka vendosur këtë masë ndaj 45 vjeçarit pasi u njoh me provat e prokurorisë.
Mësuesi ka pranuar mesazhet me përmbajtje erotike që iu ka dërguar në whatsapp dy nxënëseve të tij minorene, por është justifikuar se I ka shkruar nën efektin e alkoolit.
Avokati mbrojtës I ka paraqitur gjykatës raporte mjekësore që thonë se prej vitit 2014 Bledar Duro është përdorues I lëndëve narkotike dhe ka varësi nga alkooli.
Por pavarësisht se përdorues droge dhe I varuar nga alkooli Bledar Duro jepte mësim në shkollën nëntë vjeçare në Korçë.
Mësuesi u vu në pranga pak ditë më parë pas denoncimit të dy nxënëseve të tij 14 vjeçe dhe prindërve të tyre të cilat iu thanë policisë se prej një muaji merrnin mesazhe prej tij.
Mbi 45 vjeçarin rëndon akuza e ngacmimit seksual./abcnews.al/