Anëtarët e një familje nën rrënoja, Balluku: Po bëjmë gjithçka për ti shpëtuar

schedule09:18 - 26 Nëntor, 2019

schedule 09:18 - 26 Nëntor, 2019

Ministrja e Infrastrukturës ,Belinda Balluku pas situatës tensionuese të krijuar në vend i bën thirrje banorëve  të jenë të kujdesshëm dhe të mos bëhen shkak i bllokimit të qarkullimit.

Balluku tha se banesa e familjes Lala, e cila përbëhet prej 9 anëtarësh është shembur dhe dyshohet se ka pasur disa persona brenda, por ende nuk dihet numri i saktë.

“Është shembur banesa e familjes Lala. Familja është 9 anëtarëshe. Ne supozojmë se janë 9 anëtarë se kjo familje përbëhet nga 9 anëtarë, por nuk e dimë saktësisht sa persona janë nën rrënoja. 9 anëtarë ka familja, nuk e dimë sa persona janë brenda, shpresojmë të mos ketë shumë. Është shumë e nevojshme t’i bëjmë thirrje qytetarëve të Durrësit të hapin rrugën”, tha Balluku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!