Trump dhe non grata e Berishës/ “Goditje për PD”, Çollaku: Solli një dobësim të opozitës në Shqipëri

schedule13:42 - 15 Nëntor, 2024

schedule 13:42 - 15 Nëntor, 2024

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku u ndal tek situata politike, në vend, fitorja e Donald Trump dhe pretendimet për heqjen e non-gratës ndaj ish kryeministrit Berisha.

Gjithashtu ai komentoi edhe rikthimin e opozitës Parlament, duke nënvizuar mosbindja civile dhe protesta janë rrugët e vetme të PD-së. Gjatë intervistës Çollaku theksoi se mazhoranca është treguar arrogante dhe se nuk ka treguar aspak mirëkuptim për dialog.

“Parlamenti ndodhet në anormalitet. Mozhoranca ka treguar një arrogancë dhe një mospërpjekje për të treguar mirëkuptim dhe dialog. Për rikthimin unë e them që kam qenë në mbështetje, jam i idesë se duhet të ketë alternime, edhe pse ka debate. Mendoj që opozita për të qenë e suksesshme do i duhen edhe dy korsi të tjera të ecë. Të parë një alternativë të besueshme dhe në unifikimin e çdo energjie për të kundërshtuar këtë mazhorancë. Pra këto nuk duhet të neglizhohen dhe duhet të ecë në këtë rrugë. Ky është një vlerësim që i bëhet. Pra edhe protesta ka dhënë një përgjigje politike, dhe mendoj që rritja apo ambicia e opozitës të ecë në këto korsi të tjera, pavarësisht dallimeve apo kundërshtimeve që kemi. Sa për fitoren e Donald Trump, mund të them një rikthim i një personazhi më të sulmuar. Në thelb PD si traditë të saj ka preferuar të mos përfshihet në një tifozeri kandidatësh gjatë zgjedhjeve në SHBA. Sigurisht nga pikëpamja politike sigurisht që ndjehemi më të kënaqur, ndajmë disa parime dhe ndjehemi më afër, por këto janë politike dhe jo çështje shtetërore. Është e pritshme që një fitore e tillë pritet me entuziazëm në të gjithë botën nga të djathtën. Për çështjen e non gratës nuk di t’i përgjigjem kësaj pyetjeve.,. Në rast se do të ndodhte, do të ishte një lehtësim i opozitës. Por unë vlerësoj që marrëdhëniet e PD me SHBA duhet të jenë të jashtëzakonshme. Unë se kuptova kurrë nga erdhi kjo goditje dhe duhet pohuar se ishte një goditje jashtëzakonisht e fortë. Unë mendoj që mund të ishin zgjedhur dhe rrugë të tjera. PD u vendos para presionit për t’u distancuar nga Berisha dhe kjo shkaktoi një krizë të madhe. Dhe kjo dilemë në mënyrën se si u imponua krijoi një ndarje të fortë. Mendoj që non grata ka qenë një goditje e kalkuluar jo në mënyrën e duhur. Nuk futem tek njerëzit që mund të vë bast, që do të ndryshojë apo ajo. Për të qenë i sinqertë, nuk po them që do të hiqet, por nëse ndodh do të ishte një lehtësim i madh për opozitën”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/