Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, është paraqitur mesditën e kësaj premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ai është marrë i pandehur, per akuzen e shkeljes se barazise ne tendera lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohen kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.
Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë./abcnews.al