Vrasja e Eduart Reçit/ Sokolaj: Predha është gjetur, dyshohet se është përdorur armë me mulli

schedule22:30 - 14 Nëntor, 2024

schedule 22:30 - 14 Nëntor, 2024

Gazetari Trashgim Sokolaj thotë se predha e armës me të cilën është qëlluar biznesmeni i ndërtimit Eduart Reçi është gjetur nga policia. Në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit, gazetari Sokolaj u shpreh se dyshohet që është përdorur një armë me mulli, e precizionit të lartë që nuk krijon shtytje.

Pjesë nga diskutimi:

Trashgim Sokolaj: Kemi një mënyrë ekzekutimi të rrallë të ndodhur ndoshta vetëm dy herë të tjera në formë të përngjashme në 10 vitet e fundit. Policia ka qëndruar gjithë ditën në vendin e ngjarjes dhe vetëm pasdite ka arritur të gjejë predhën që ka goditur viktimën, është kalibër 5.6 mm. E ka goditur në kafkë, ka pasur vështirësi për të përcaktuar shumë rrethana të ngjarjes, nga është qëlluar, mënyrën se si është realizuar ngjarja. Predha tani na tregon se është armë e precizionit të lartë që nuk krijon shtytje. Ideja është që dyshimet se është armë me mulli dhe i mban gëzhojat, por mbetet për t’u parë se janë 7-8 lloje armësh që përdorin këtë lloj gëzhoje.

Anduena Llabani: Është krim i veçantë që nuk parandodh sepse kemi parë ekzekutime të tilla, kemi parë sniper, kallashnikovë, pistoleta TT dhe kurrë një mulli që e bën më të pamundur zbardhjen e ngjarjes. Dhe sigurisht që kjo është deklaratë e lëshuar vetë nga zëvendës drejtori i policisë së shtetit që thotë se mosgjetja e gëzhojës e vështirëson zbardhjen e ngjarjes. Kemi të bëjmë me një person që nuk ka precedent penalë. Pjesa të madhe të viteve të fundit nuk ka qenë pjesë e unformave blu por është marrë me ndërtim. Kohët e fundit ka pasur një konflikt për pronën e një parkimi me disa bashkë qytetarë të tij ka pasur edhe konflikte të herëpashershme që i është drejtuar organeve ligjzbatuese. Por në telefonin e tij nuk janë gjetur as telefonata dhe as mesazhe që inkriminojnë ndonjë pistë dyshimi. Nuk ka telefonata të fundit përpara se të ekzekutohej./abcnews.al