Policia e Kryeqytetit, iu besua Elton Alushit që ta drejtojë. Ky i fundit vjen nga një provojë e gjatë në policinë e Shtetit. Së fundmi ka mbajtur detyrëne zëvendës Drejtorit të Policisë së Vlorës. Ai ka kaluar me sukses vettingun ndërsa, i është nënshtruar edhe filtrave të tjerë nga organet e akuzës.
Në Durrrës, është emëruar Vilson Bala, I cili së fundmi ka mbajtur detyrën e Shefit të Operacionale në Drejtorinë e Përgjitshme të shtetit për disa vite. Ai u rendit I pari në listën e sistemit të pikëzuar.
Ndërkohë në Shkodër, policia iu besua një prej më të vlerësuarëve nga sistemi I pikëve gjatë procesit të garës, Fatmir Leshajt. Atij iu la edhe dëtyra nga Ministri Ervin Hoxha, për të zbardhur masakrën e Dobraçit, me 4 viktima.
“Ngjarja e Shkodrës duhet të zbardhet plotësisht dhe para drejtësisë duhet të dërgohen autorët. Madje edhe çdo ngjarje e vogël që nuk bën lajm e bujë duhet të marrë vëmendjen e duhur nga policia”, tha ndër të tjera ministri Hoxha.
Ndërkohë një tjetër qark Problematik sa I përket ngjarjeve kriminale, siç është Elbasan, iu besua Fatmir Hoxhës. Ai më parë ka mbajtur rolin e zëvendës drejtorit në disa drejtori të qarqeve. Ndërsa në Vlorë, është emëruar, Elidon Çela, ish kreu I Agjencisë së mbikqëryejs policore.
Ndër të tjerët që mbetën pa një detyrë, është ish drejtori I Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, I cili u rendit ndër të fundit në garën për drejtor në qarqe.
Lista e drejtuesve te qarqeve:
Tirane – Elton Alushi
Durres – Vilson Bala
Fier – Skender Hitaj
Lezhe – Altin Mena
Gjirokaster – Altin Merizaj
Berat – Luigj Vathi
Diber – Artion Duka
Elbasan – Fatmir Hoxha
Shkoder – Fatmir Lleshi
Korce – Erion Ahmeti
Kukes – Gentjan Berberi
Vlore – Elidon Cela/abcnews.al