Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për kreun e njësisë administrative në Fushë Kuqe, në Kurbin, Kristo Fred Martinaj.
Kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe, u ndalua nga policia, pasi duke shpërdoruar detyrën tentoi të përfitojë një sipërfaqe toke në lagunën e Patokut.
Në seancën e zhvilluar këtë të enjte gjyqtarja e Edlira Cota pranoi kërkesën e prokurorit duke caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe bllokim të pasaportës për 55-vjeçarin.